image Ekskluzive: Arrestohet dhe ndalohet për 48 orë polici kufitar i përfshirë në konfliktin e djemve në Prizren

Siguri

Ekskluzive: Arrestohet dhe ndalohet për 48 orë polici kufitar i përfshirë në konfliktin e djemve në Prizren

news image

Përfshirja në një konflikt për t’iu dalë në ndihmë djemve i kushtoi me suspendim një zyrtari policor kufitar në Prizren. Polici i përfshirë në këtë rast ka përfunduar në ndalim policor, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se polici që po dyshohet për veprën penale kanosje është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të njëjtat burime thonë se polici dyshohet për kanosje pas një konflikti që djemtë e tij u përfshinë me dhëndrin dhe rasti eskaloi në përleshje.

Ndaj tij, është urdhëruar masa e suspendimit, me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar hetimi.

Lidhur me rastin, brenda afatit ligjor, do të ndërmerren veprimet e nevojshme, në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

/GazetaSinjali/