image Ekipi i NBA me 7 lojtarë të infektuar me koronavirus

Basketboll

Ekipi i NBA me 7 lojtarë të infektuar me koronavirus

news image

Skuadra më e prekur nga pandemia COVID-19 në ligën më të fortë të basketbollit në botë, padyshim është skuadra e Brooklyn Nets.

Ky klub ka 7 basketbollistë të prekur me virusin që e ka kapluar botën.

I fundit basketbollist i infektuar është Taurean Prince.

Ky lajm ka ardhur kur skuadra e Brooklyn pritet të nisë fazën përgatitore në Orlando. Pas këtij lajmi, basketbollistin e nxjerrë jashtë loje dhe nuk mund të luajë me skuadrën në pjesën e mbetur të sezonit, që rifillon me 30 korrik.

Pas këtyre lajmeve të fundit aspak të mira, klubi ka ndërhyrë në merkato për të sjellë disa përforcime të tjera./Gazeta Sinjali/