image Ekipi i Kosovës mbyll garën, renditet e 14-ta në Kampionatin Evropian të Beach Volley U-18

Sporte të tjera

Ekipi i Kosovës mbyll garën, renditet e 14-ta në Kampionatin Evropian të Beach Volley U-18

news image

Melirona Avdullahu dhe Yllka Jashari, që po përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian të Beach Volley, kanë pësuar humbje nga kombëtarja e Zvicrës në 1/16 e finales.

Pavarësisht se ato humbën nga Zvicra, arritja në 1/16 e Kampionatit Evropian është një sukses, pasi që është hera e parë që një ekip arrin të rangohet në këtë pozitë.

Pra Kosova ka arritur të rangohet në vendin e 14-të, duke lënë pas mjaft shtete të zhvilluara. Përveq kësaj, Kosova ka arritur të rris kuotën shtetërore, që viteve të ardhshme, Kosova nuk do t’i nënshtrohet kualifikimeve për pjesëmarrje, por do të merrë pjesë direkt në fazën e grupeve. /Sinjali Sportiv/