Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova e ka refuzuar ekipin e Ligue 1, FC Dijon.
Kështu raporton media franceze, FootMercato.
Ekipi nga Ligue 1 i kishte ofruar prishtinasit kontratë pesë vjeçare, por kjo është refuzuar nga lojtari, transmeton Gazeta Sinjali.
Edon Zhegrova i cili është në pronësi të ekipit belg, Genk sezonin e kaluar e kaloi te Baseli në formë huazimi. Por, mungesa e fondeve dhe kriza e krijuar nga pandemia ia pamundësoi Baselit që ta blente përfundimisht kartonin e Zhegrovës./Gazeta Sinjali/