image Edicioni i VI-të i “Hardh Fest” vjen me moton “Shnosh si kokrra”

Muzikë

Edicioni i VI-të i “Hardh Fest” vjen me moton “Shnosh si kokrra”

news image

Edicioni i VI-të i festivalit “Hardh Fest” vjen me “Online Editon” me datën 4,5 dhe 6 shtator. Kjo për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

E ky edicion i Hardh Fest do të mbahet nën slloganin “Shnosh si kokrra”.

Siç njofton kumtesa, slogani është menduar për t’iu përshtatur periudhës në të cilën jetojmë.

“Në situatën e zymtë të pandemisë duhej një slogan i hareshëm dhe idea lindi prej pyetjes që është bërë më shpesh kohëve të fundit, “Si je?” – me përgjigjet ‘shnosh e mirë’, ‘mirë vallai’ etj., dhe sidomos në vendlindjen e Hardh Festit, në Rahovec kjo pyetje shumicën e herave pritet me një përgjigje shumë krenare, ‘shnosh si kokrra e rrushit’. Andaj edhe lindi slogani “Shnosh si Kokrra”, duke dashur të percjellim një mesazh mbështetës anembanë!”, thuhet në komunikatë.

Festivali, “Hardh Fest”, edicionin e kaluar shënoi një sukses të madh, ku numri i pjesëmarrësve arriti mbi 70 mijë vizitorë nga mbarë bota. /Gazeta Sinjali/