image Edi Ramës i ndodhi ‘e papritura’ në rrugët e Berlinit

Shqipëri

Edi Ramës i ndodhi ‘e papritura’ në rrugët e Berlinit

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani.

Ai është takuar me kryetaren e Bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey dhe do të vazhdojë me një sërë takimesh të tjera të rëndësishme, si dhe vizita në mjediset e disa prej kompanive të mirënjohura në Evropë.

Pas takimit me Giffey, Ramës i ndodhi ‘e papritura’ në rrugët e Berlinit.

Një burrë gjerman ka vrapuar pas kryeministri shqiptar, për t’i kërkuar autografin pasi në duar mbante punimet e tij artistike.

“Ai momenti kur të bërtet gjermani nga larg dhe ti kujton se po të shan ndonjë i racës tënde”, ka shkruar Rama me shaka duke publikuar edhe disa fotografi

/GazetaSinjali/