image Edi Rama: Ngushëllime vëllazërore familjeve të viktimave të aksidentit në Kroaci

Sociale

Edi Rama: Ngushëllime vëllazërore familjeve të viktimave të aksidentit në Kroaci

news image

Dhjetë kosovarë që u nisën nga Frankfurti për në Kosovë, ndërruan jetë dhe 44 të tjerë u lënduan, pasi që autobusi me të cilin po udhëtonin humbi kontrollin dhe doli jashtë rrugës, mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, në Slavonski Brod të Kroacisë, raporton Gazeta Sinjali.

15 nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë shëndetësore, në mesin e tyre edhe një vajzë e mitur.

Pas kësaj tragjedia ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili u shpreh i pikëlluar nga ky lajm.

Rama ka ngushëlluar familjet e viktimave dhe është lutur që të plagosurit t’ia dalin.

“Çfarë fatkeqësie pikëlluese lajmi nga Kroacia për humbje jetësh të vëllezërve e motrave nga Kosova. Lutem që të plagosurit rëndë t’ia dalin dhe ngushëllime vëllazërore familjeve të viktimave”, shkroi Rama në twitter./Gazeta Sinjali/