Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Facebook ka publikuar një fotografi me kryetarin e LDK-së Isa Mustafën, në Prapashticë.
Takimi i dy liderëve në agjendë ka qenë në orën 09:00, në selinë e LDK-së, por në fund ka ndodhur ndryshimi i lokacionit.
Rama vizitoi Prapashticën e Mustafës, ku edhe ka publikuar një fotografi.
Vizia dy ditore e Ramës përfundon sot pas takimit me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollit si dhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit.
Ndërkaq, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka anuluar takimin me kryeministrin Edi Rama, për shkak që sipas tij, është e pamundur të takohet i padituri me paditësin./ Gazeta Sinjali/