image Edi Rama mbron Albin Kurtin: S’jam aspak dakord me sulmet ndaj tij për marrëveshjen e duhur

Politikë

Edi Rama mbron Albin Kurtin: S’jam aspak dakord me sulmet ndaj tij për marrëveshjen e duhur

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dalë në përkrahje kryeministrit kosovar, Albin Kurti, pas arritjes së ujdisë mes Kosovës dhe Shqipërisë për çështjen e targave.

Rama përmes një cicërime në Twitter tha se nuk duhet që Kurti të sulmohet pse u soll si një kryeministër.

Sipas tij, kjo marrëveshje mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme.

“S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg!”.

Kujtojmë se si pasojë e kësaj marrëveshje pati paknaqësi të shumta, ku sot pati edhe një aksion të organizuar nga PSD, para ndërtesës së Qeverisë.

Megjithatë, kjo marrëveshje u duartrokitë nga bashkësia ndërkombëtare.

/GazetaSinjali/