image Edhe Vjosa Osmani në pritjen e viktimave të tragjedisë në Bullgari

Politikë

Edhe Vjosa Osmani në pritjen e viktimave të tragjedisë në Bullgari

news image

Në aeroportin e Shkupit para disa minutave kanë mbërritur dy aeroplanë ushtarak me 45 trupat e pajetë të atyre që u aksidentuan tragjikisht në Bullgari.

Përpos zyrtarëve të lartë shtetëror të Maqedonisë së Veriut, në këtë ceremoni po marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë nga Kosova dhe Shqipëria.

Në pritjen e trupave të pajetë, po qëndron edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, derisa nga Shqipëria Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Blendi Çuçi,  kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe të tjerë.

45 trupat e pajetë pritet që sot t’u dorëzohen familjarëve të tyre, derisa sot po ashtu pritet të bëhet edhe varrimi i tyre pas namazit të xhumasë./GazetaSinjali/