image Edhe sot mot i ngrohtë deri në 22 gradë

Kosovë

Edhe sot mot i ngrohtë deri në 22 gradë

news image

Sot në vendin tonë do të mbajë mot i ngrohtë, kryesisht me diell, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Prishtina Weather, temperaturat minimale zbresin prej 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do arrijnë deri në 22 gradë Celsius.

Mot i ngrohtë mbetet edhe në fundjavë, por natën mes të shtunës dhe të dielës mund të ketë edhe ndonjë rrebesh shiu.

Përkeqësim i motit pritet në fillim të javës së ardhshme me të reshura shiu të hënën, që më vonë në mbrëmje, me rënie të temperaturës, edhe mund të përzihen me fjolla bore.

/GazetaSinjali/