image Edhe sot kërkohet kujdes, temperaturat deri në 34 gradë

Kosovë

Edhe sot kërkohet kujdes, temperaturat deri në 34 gradë

news image

Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell, por edhe me vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor.

Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës vranësirat ditën e enjte gjatë pjesës së dytë të ditës, ka mundësi që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius.

Situata biometeorologjike vazhdon të jetë jostabile për shkak të indeksit të lartë UV.

Këshillohet të ju shmangemi kontaktit direkt të rrezeve të diellit, aktiviteteve fizike, sepse kjo situatë meteorologjike ndikon negativisht te shumë persona me sëmundje kronike (hipertension, ostmatikët, diabetikët ) dhe te të moshuarit.

/GazetaSinjali/