image Edhe PDK kërkon shkarkimin e Bordit të ZRRE-së

Politikë

Edhe PDK kërkon shkarkimin e Bordit të ZRRE-së

news image

Në seancën plenare të Kuvendit po diskutohet mocioni i propozuar nga LDK, për shkarkimin e Bordit të ZRRE-së.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, njëherësh edhe anëtar i Komisionit për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Bordit të ZRRE-së, teksa e ka akuzuar për implikim politik dhe lejim të importit e eksportit të energjisë në kohë krize të kompanive pa licencë.

Shala këto deklarime i ka bërë në Kuvendin e Kosovës, në seancën ku po shqyrtohet rezoluta e LDK-së për shkarkimin e Bordit të rregullatorit energjetik.

“Kërkesa për shkarkimin e Bordit të ZRRE-së është e ligjshme dhe e moralshme. Ka pasur një vonesë të tejdukshme të bordit të ZRRE-së në faza parandalimi. Veprimet politike janë të tejdukshme, që bien ndesh. Fushata e rrejshme për gjendjen e sektorit energjetik, shqyrtimi i jashtëzakonshëm i tarifave, manipulimi me fakte, pasurimi i vetëm importeve dhe fshehja e sasisë së eksporteve, raporti politik pa u konsultuar me instancat parlamentare, ndarja dhe segregacioni ekstrem mes qytetarësh, ndarja dhe pabarazia veri-jug, marrja e vendimit final për ngritje të tarifave në dëm të qytetarëve, lirimi i pa asnjë arsye i një kategorie tjetër për pagesën e tarifave, mos-zbatimi i asnjë rekomandimi nga Task Forca në krizën energjetike; pasoja e krejt këtyre vendimeve ka pasur një kosto të madhe”, tha ai.

Komisioni për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti nuk ka mbështetur rekomandimin e LDK-së për shkarkim të këtij Bordi.

/GazetaSinjali/