image Edhe një tjetër tifoz i Feyenoord puth gazetaren shqiptare gjatë raportimit në Tiranë

Qesharake

Edhe një tjetër tifoz i Feyenoord puth gazetaren shqiptare gjatë raportimit në Tiranë

news image

Një gazetare e TV Klan në Shqipëri është “habitur” nga një veprim i çuditshëm i një tifozi të Feyenoordit gjatë mbrëmjes së të martës.

Teksa po raportonte drejtpërdrejtë në lidhje me atmosferën që po mbretëron në rrugët e Tiranës, para finales së Conference League në mes të Romës dhe Feyenoordit, një tifoz i skuadrës holandeze nuk u përmbajt dhe e puthi në faqe gazetaren.

Një situatë e tillë ndodhi edhe më herët, gjatë ditës, kur të njëjtin veprim e bëri edhe një tifoz tjetër i po të njëjtës skuadër.

Rikujtojmë se pos këtij momenti, mbrëmja e djeshme u karakterizua edhe me një episod të pahijshëm, kur një grup tifozësh të Feyenoord rrahën rëndë një shqiptar në qendër të Tiranës.

Po ashtu pati përleshje mes grupeve të tifozëve, me ç’rast 60 persona u shoqëruan në Komisariat.

/GazetaSinjali/