image Edhe një grabitje e armatosur në një kompani në rrugën Prishtinë-Ferizaj, e pëson edhe roja

Siguri

Edhe një grabitje e armatosur në një kompani në rrugën Prishtinë-Ferizaj, e pëson edhe roja

news image

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën Prishtinë-Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë, nën kërcënimin e armës, persona të panjohur kanë kryer një grabitje në një kompani, ku edhe rojës i kanë vjedhur portofolin me para dhe dokumente.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para dyshohet që persona të dyshuar, të armatosur, nën kërcënimin e armës, kanë arrit që  të kryejn një grabitje në një  kompani si dhe nga ankuesi(mashkull, roje e e  objektit) të marrin portofolin (dokumente dhe para).

Aktualisht nga hetuesit policor ka filluar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme me fokus zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar “, ka thënë Ahmeti.

/GazetaSinjali/