image Edhe një deputet i LDK-së infektohet me koronavirus

Shëndetësi

Edhe një deputet i LDK-së infektohet me koronavirus

news image

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Suharekë, Ardian Shala është infektuar me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur dega e LDK-së në Suharekë përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, të cilët njoftojnë se Shala është shtrirë në repartin infektiv në Spitalin e Prizrenit, ndërsa gjendja e tij është stabile dhe e qëndrueshme.

“Të dashur qytetarë, ka disa ditë që kryetari jonë dhe deputeti juaj Dr. Ardian Shala është vetizoluar dhe ishte në pritje të rezultateve nga IKSHPK-ja. Ndërsa sot është konfirmuar pozitiv me COVID-19 dhe është shtrirë në spitalin e Prizrenit në Klinikën Infektive. Gjendja e tij është stabile dhe e qëndrueshme”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/ldksuharekeofficial/photos/a.803771866361671/4283334781738678/?type=3&theater