image Edhe në Maqedoninë Veriore mbahen zgjedhjet lokale sot

Rajon

Edhe në Maqedoninë Veriore mbahen zgjedhjet lokale sot

news image

Në të njëjtën ditë me Kosovën, Maqedonia Veriore mban zgjedhjet lokale.

Këto janë zgjedhjet e shtata komunale që mbahen në këtë shtet.

Gjatë ditës së djeshme kanë votuar të burgosurit dhe personat e infektuar me COVID-19, të cilët janë në vetizolim.

7 mijë e 921 personat të sëmurë, të pafuqishëm për të votuar në qendrat e votimit, votuan në shtëpitë e tyre me ndihmën e ekipeve mobile të Këshillit Zgjedhor.

Ndërsa mjekët, që janë një komision zgjedhor special për pacientët me COVID, vizituan 476 pacientë të infektuar në shtëpi, që ata ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës./Gazeta Sinjali/