image Edhe Misetiq që mbrojti Gotovinën tani avokat i Hashim Thaçit

Drejtësi

Edhe Misetiq që mbrojti Gotovinën tani avokat i Hashim Thaçit

news image

Përveç avokatit Gregory Kehoe, i cili është caktuar si avokat i ri i ish-presidentit Hashim Thaçi, tashmë në ekipin e mbrojtjes së tij do të jetë edhe avokati kroato-amerikan, Luka Misetiq.

Kehoe dhe Misetiq kanë mbrojtur ish-gjeneralin kroat, Ante Gotovinën në Tribunalin Special për Ish-Jugosllavinë, i cili u shpall i pafajshëm.

Misetiq është përfolur edhe më herët se do të jetë avokati kryesor i ish-presidentit Thaçi.

Ai është aprovuar si bashkëavokat i Gregory Kehoe. Kështu thuhet në dokumentin e publikuar në webfaqen e Dhomave të Specializuara.

“Në përputhje me Rregullën 26(1) të Rregullave, Regjistruesi e informon më tej gjykatësin e procedurës paraprake për miratimin e bashkavokatit për z.Thaçi, më saktësisht z.Luka Misetiq. Më 25 maj 2021, avokati i caktuar rishtazi për z.Thaçi, z.Kehoe, e informoi Shefin e Zyrës së Mbrojtjes se ai do të donte të asistohej nga z.Misetiq si bashkavokat. Në atë kohë, z.Kehoe e ofroi tërë dokumentacionin përkatës në përputhje me Paragrafin 18 të Udhëzimit për Avokatë dhe z.Misetiq pranohet në Listën e Avokatëve në përputhje me Paragrafet 7(3) dhe 18(1) të Udhëzimit për Avokatë. Prandaj, më 26 maj 2021, Regjistruesi e miratoi z.Misetiq si bashkavokat për z.Thaçi në përputhje me Paragrafin 18 të Udhëzimit për Avokatë”, thuhet në dokument.

Notification-of-Appointment-of-New-Counsel-for-Hashim-Thaҫi-and-Approval-of-Co-Counsel-with-confidential-and-ex-parte-Annexes-1-2

/GazetaSinjali/