image Edhe Lumir Abdixhiku kërkon mobilizim për Kamberin: Shaipi është një patriot i madh

Rajon

Edhe Lumir Abdixhiku kërkon mobilizim për Kamberin: Shaipi është një patriot i madh

news image

Një ditë pasi i pari i PDK-së Memli Krasniqi kërkoi mbështetje për Shaip Kamberin në zgjedhjet që do të ri përsëriten të dielën në Tërnoc, në mbështetje të ‘Koalicionit të Shqiptarëve për Luginën’ doli edhe kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku.

I pari i LDK-së, shkroi se Kamberit i duhet mbështetja për të kthyer prapa padrejtësinë e ripërtëritjes së votimit.

“Prandaj ftoj secilin votues shqiptar në këtë qendër të ripërsëritur, që masivisht, këtë të premte, t’u drejtohen kutive të votimit e të mbështesin Shaipin dhe Koalicionin e Shqiptarëve në Luginë. Shaipi është një patriot i madh. Ai ka qenë një zë i vetmuar por i guximshëm në mbrotjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë. Prandaj, çdo votë për të është votë për zërin shqiptar në Serbi”, ka shkruar Abdixhiku.

Të premten më 27 maj ri-përsëriten zgjedhjet në Tërnoc, pasi Gjykata në Serbi ka vendosur për rivotim.

/GazetaSinjali/