image Edhe FFK mohon se janë duke u bërë hetime për ‘keqpërdorim të detyrës zyrtare’ ndaj Eroll Salihut

Futboll

Edhe FFK mohon se janë duke u bërë hetime për ‘keqpërdorim të detyrës zyrtare’ ndaj Eroll Salihut

news image

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar me një shkrim pas raportimeve që kanë filluar hetimet ndaj Sekretarit Gjeneral, Eroll Salihut.

Sipas FFK-së, nuk ka filluar asnjë procedurë hetimore ndaj Salihut dhe lajmet që janë duke qarkulluar sipas tyre nuk janë të vërteta, shkruan Gazeta Sinjali.

Po ashtu Gazeta Sinjali gjatë ditës së sotme ka kontaktuar Eroll Salihun, i cili tregoi se nuk ka informacione për një gjë të tillë.

Kurse FFK në anën tjetër i ka cilësuar shkrimet e tilla si denigruese.

/Gazeta Sinjali/