image Edhe dy viktima nga koronavirusi dhe 45 raste të reja në Shqipëri

Rajon

Edhe dy viktima nga koronavirusi dhe 45 raste të reja në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se edhe dy persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi, teksa janë konfirmuar edhe 45 raste të reja.

Viktimat janë një 74-vjeçare nga Shkodra dhe një 82-vjeçare nga Tirana, të cilat kanë pasur sëmundje bashkëshoqëruese.

Kështu bëri të ditur Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.

“Fatkeqësisht, një 74-vjeçare nga Shkodra dhe një 82-vjeçare nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv si pasojë e insufuciencës respiratore progresive, pavarësisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave. Aktualisht në spitalin infektiv po trajtohen 71 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa dy janë të intubuar në gjendje të rëndë. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 269 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 45 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 21 raste në Tiranë, 10 në Shkodër, katër në Elbasan, nga tre raste Delvinë, Kurbin, nga një rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Sarandë. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar në 1 mijë e 516 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 999 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës”. /Gazeta Sinjali/