image Edhe 2 raste të reja me COVID-19 në Kamenicë

Shëndetësi

Edhe 2 raste të reja me COVID-19 në Kamenicë

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka njoftuar se sot në Komunën e Kamenicës 2 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Personat e identifikuar vijnë nga fshati Hodonoc dhe Kopërnicë.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, ka lutur qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat dhe rregullat e institucioneve përgjegjëse.

“Edhe 2 raste të identifikuara me virusin SARS-CoV-2 në komunën tonë. Një rast në Hodonoc e një në Kopërnicë. Mos harroni tri udhëzimet kryesore: mbaj distancën, përdor maskën dhe pastro duart”, ka thënë Kastrati.

Sipas njoftimit të komunës deri më tani janë 116 raste të identifikuara me COVID-19, 83 të shëruar plotësisht, 24 raste aktive, ndërsa 9 persona të vdekur. /Gazeta Sinjali/