image E mbyti me thikë babain e dhunshëm, gjykata e shpallë të pafajshme 20-vjeçaren në Itali

Botë

E mbyti me thikë babain e dhunshëm, gjykata e shpallë të pafajshme 20-vjeçaren në Itali

news image

Një gjykatë në Tivoli të Italisë i rrëzoi të gjitha akuzat për vrasje ndaj 20-vjeçares Deborah Sciacquatori, e cila një vit më parë e vrau me thikë babain e saj dhunues, pas një sherri në familje.

Për gjykatësin italian, sjellja e vajzës ishte brenda asaj që quhet vetëmbrojtje, përballë një babai të dhunshëm dhe të alkoolizuar, i cili në mënyrë permanente ushtronte dhunë ndaj të gjitha figurave femërore të familjes së tij.

Një vit më parë Lorenzo Sciacquatori u kthye sërish i dehur në shtëpia dhe kishte vënë në shënjestër të dhunës, gruan, nënën dhe vajzën e tij. Pas një zënke të dhunshme, sipas gjykatësit, vajza u gjend përballë një rreziku të mundshëm për jetën e saj nga i ati, i cili kishte qenë boksier.

Sipas hetimeve, vajza kishte marrë thikën nga frika në dorë dhe vetëm pas sulmit ndaj saj ishte detyruar që ta përdorte. Një goditje që rezultoi fatale për babanë. /Gazeta Sinjali/