image E ulët: Burri ia shpërndan ish-gruas fotot dhe videot intime pasi s’ia dërgoi vajzën në takim

Siguri

E ulët: Burri ia shpërndan ish-gruas fotot dhe videot intime pasi s’ia dërgoi vajzën në takim

news image

Edhe pse vendosin t’i ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, shumë gra përballen me kërcënime e shantazhe derisa të përfundon procesi gjyqësor i divorcit, por edhe më pas. Raste të tilla janë të shpeshta, por jo gjithmonë  denoncohen nga viktimat, me shpresën se problemet zgjidhen, raporton Gazeta Sinjali.

Por ndryshe ka ndodhur me një grua nga Vushtrria, e cila e shqetësuar jashtëzakonisht shumë ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi bashkëshorti i saj ia ka shpërndarë fotot dhe videot intime të gjithë familjarëve dhe shoqërisë së saj dhe të njëjtat i ka publikuar edhe në Facebook.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se motivi i rastit dyshohet të jetë mosmarrëveshja mes tyre para disa ditësh në lidhje me vazjën  e tyre, e cila jeton me nënën. Bazuar në dëshminë e viktimës, ish-bashkëshorti i ka kërkuar asaj që t’ia dërgojë vajzën në takim, sepse në të kundërtën do t’ia publikojë ato pamje.

Ashtu edhe ndodhi, për çka ajo menjëherë e denoncoi rastin në Polici, ku ka dhënë deklaratë në detaje për bisedën që ka pasur me ish-bashkëshortin e saj, me të cilin janë në procedura të divorcit.

Pas përfundimit të intervistimit, në lidhje me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe sigurimin e prezencës së të dyshuarit.

/GazetaSinjali/