image E turpshme / Pas faljes së namazit të xhumasë, qytetarët në lagjen 'Lakrishtë' e ndotin ambientin (VIDEO)

Sinjalizime

E turpshme / Pas faljes së namazit të xhumasë, qytetarët në lagjen ‘Lakrishtë’ e ndotin ambientin (VIDEO)

news image

Problemet me të cilat përballen qytetarët në ditët e sotme janë të shumta e të cilat shkaktojnë shqetësim tek ata. Një problem i cili ndodh shumë shpesh në kryeqytet është problemi me mbeturina, gjë për të cilën vazhdimisht ka ankesa nga banorët e lagjeve të ndryshme, siç ka ndodhur edhe rasti i fundit në lagjen “Lakrishtë”, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesi ka dërguar pamje nga atje, ku shihet grumbulli i letrave të kartonit që qytetarët i hedhin pas faljes së namazit të ditës së premte.

Mbeturinat, janë kryesisht letra kartoni, të cilat qytetarët i përdorin në vende të sexhadës për të kryer ritualin fetar.

Sinjalizuesi bën të ditur për Sinjalin, pothuajse çdo javë ndodh e njëjta gjë, edhe pse janë shpërndarë mesazhe të mos hudhen mbeturinat, por siç duket mesazhi has në ‘vesh të shurdhër’.

Përveç hedhjes së letrave në tokë, ashtu siç tregojnë pamjet më poshtë, qytetarët nuk hezitojnë t’i gjuajnë ato edhe mbi gardhe që janë të mbjellura për zbukurim.

/GazetaSinjali/