image E trishtueshme: Qentë endacakë sulmojnë një grua në Ferizaj, dërgohet në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda

Siguri

E trishtueshme: Qentë endacakë sulmojnë një grua në Ferizaj, dërgohet në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda

news image

Qentë endacakë po vazhdojnë të bredhin rrugëve të Prishtinës, por edhe në qytetet tjera. Në shumë raste sulmohen qytetarët, teksa ende s’ka një strategji përmes së cilës mund të menaxhohen, raporton Gazeta Sinjali. Rasti i fundit ka ndodhur mbrëmë, pas mesnate në një parking në Ferizaj, ku u sulmua një grua.

Sinjali mëson se viktima ishte në parkingun e një marketi, kur për një moment i dolën përpara një grumbull i qenve endacakë, që e sulmuan, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës në Ferizaj kanë bërë të ditur se viktima është dërguar fillimisht në këtë qendër për të marrë ndihmën e parë mjekësore, teksa më pas është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e lëndimeve në qafë e duar.

Kujtojmë se pothuajse çdo javë raportohen raste të tilla të sulmit të qytetarëve nga qentë endacakë.

/GazetaSinjali/