image E trishtë: Ronaldos i vdes foshnja

Futboll

E trishtë: Ronaldos i vdes foshnja

news image

Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo ka dhënë një lajm të trishtë në mbrëmjen e sotme.

Cristiano Ronaldo ka njoftuar se njëri prej binjakëve të tij që po i priste me Georgina Rodriguezin ka vdekur.

Ai i ka falenderuar doktorët dhe infermieret për kujdesin dhe përkrahjen.

Më poshtë e gjeni postimin e plotë të yllit të United.

“Me trishtimin më të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të vogëlushit tonë. Është dhimbja më e madhe që çdo prind mund të ndjejë. Vetëm lindja e fëmijës tonë na jep forcë për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi. Falenderojmë mjekët dhe infermierët për gjithë kujdesin dhe mbështetjen e ofruar. Jemi të shkatërruar dhe kërkojmë privatësi në këtë kohë shumë të vështirë. Djali ynë ti je engjëlli ynë. Do të të duam përgjithmonë”, ka shkruar portugezi.

/GazetaSinjaliSport/