image E tmerrshme, mbyt qenin duke e tërhequr zvarrë me makinë (Foto) - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

14882

Të shëruar

12188

Të vdekur

607

E tmerrshme, mbyt qenin duke e tërhequr zvarrë me makinë (Foto)

news image

Policia e Durrësit ka njoftuar se ka shoqëruar në stacion policor një 50-vjeçar i cili dyshohet se kishte mbytur një qen duke e tërhequr zvarrë për makine.

“Duke marrë shkas nga një foto e publikuar në rrjetet sociale, ku paraqitej një kafshë shtëpiake (qen), duke u tërhequr pas një makine, në Sukth, Durrës, ju sqarojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës menjëherë identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, bashkë me mjetin e tij tip “Renault”, shtetasin F. P., 50 vjeç, banues në Sukth”, lexohet në komunikatën e policisë.

50-vjeçari dyshohet për veprën penale “keqtrajtim i kafshëve”.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin