image E tmerrshme: 53-vjeçari ngacmon seksualisht 25-vjeçaren në Slivovë, e puthi dhe e ledhatoi me zor disa herë

Siguri

E tmerrshme: 53-vjeçari ngacmon seksualisht 25-vjeçaren në Slivovë, e puthi dhe e ledhatoi me zor disa herë

news image

Një rast i ngacmimit seksual ka ndodhur dje në fshatin Slivovë, ku një 25-vjeçare u përballë me një burrë, i cili e ka ngacmuar seksualisht. Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për një 53-vjeçar (emër i njohur për redaksinë), i cili përfundoi në prangat e Policisë, pasi u denoncua nga viktima.

Vajza u përball me ngacmuesin, në orët e mesditës së të enjtes, kur i njëjti filloi ta ngacmonte seksualisht  në mes të rrugës. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se nga deklarata e viktimës të dhënë para hetuesve policorë është kuptuar se 53-vjeçari e kish puthur dhe ledhatuar vajzën, pa dëshirën e saj.

Për këtë moment të trishtë me të cilin u ballafaqua, ajo vendosi ta denoncojë ngacmuesin në Polici, ku ka kërkuar ndihmë para se ai të bënte ndonjë veprim tjetër.

Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në veprim dhe kanë shoqëruar në stacion policor të dyshuarin, i cili pasi ka dhënë deklaratën e tij, është dërguar në mbajtje, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit.

I njëjti ngarkohet me veprën penale të ngacmimit seksual.

/GazetaSinjali/