image E theri 31 herë me thikë, burg përjetë për burrin që vrau të dashurën pasi ia kërkoi ndarjen

Botë

E theri 31 herë me thikë, burg përjetë për burrin që vrau të dashurën pasi ia kërkoi ndarjen

news image

Një burrë i cili e vrau të dashurën e tij duke e goditur me thikë 31 herë përpara se të hidhte në erë shtëpinë e tyre, është dënuar me burgim të përjetshëm me një dënim minimal prej 23 vitesh.

Clifton George, 45 vjeç, vrau Annabel Rook, 46 vjeç, në shtëpinë e tyre në Stoke Neëington, në veri të Londrës, natën e 16 qershorit të vitit të kaluar, pasi ajo i tha se po i jepte fund lidhjes së tyre 10-vjeçare. Ai e goditi me grusht dhe e mbyti përpara se të armatosej me një thikë kuzhine dhe ta godiste disa herë.

Pas vrasjes, George ndezi një zjarr në bodrum, duke shkaktuar një shpërthim të bombolës së gazit që përshkoi shtëpinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/