image E rrahu me grushta në kokë/ Gruaja në Vushtrri denoncon burrin për dhunë në familje

Siguri

E rrahu me grushta në kokë/ Gruaja në Vushtrri denoncon burrin për dhunë në familje

news image

Mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, dënimet e ulëta nga Gjykatat si dhe mos reagimi i duhur nga ana e Policisë, shpesh janë vlerësuar si disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje.

Pothuajse çdo ditë, Gazeta Sinjali raporton për të tilla raste, ku gratë janë viktimat më të shpeshta. Jo rrallëherë ka ndodhur që ngjarje të tilla të përfundojnë me fatalitet.

E për të mos ndodhur më e keqja, një grua nga Vushtrria që u sulmua nga bashkëshorti i saj, ka vendosur ta denoncojë në Polici.

Sinjali ka mësuar se rasti ka ndodhur në fshatin Stanoc i Ulët në Vushtrri, sot në orët e para të mëngjesit. Një mosmarrëveshje verbale kaloi në konflikt fizik dhe si pasojë gruaja u sulmua nga bashkëshorti i saj, ku i dyshuari e kishte rrahur me grushta në kokë.

Edhe përkundër dhunës që iu shkaktua viktima nuk pranoi që të marr trajtim mjekësor e po ashtu u kthye në shtëpinë e njëjtë ku jeton me bashkëshortin dhe dy fëmijët.

Pas denoncimit të rastit, policia ende nuk ka hasur në të dyshuarin, dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si dhunë në familje.

/GazetaSinjali/