image E rëndë: Sulmohet polici nga katër persona në Shtime, ia zunë pritën në ndejën për festën e 28 Nëntorit

Siguri

E rëndë: Sulmohet polici nga katër persona në Shtime, ia zunë pritën në ndejën për festën e 28 Nëntorit

news image

Rastet e sulmeve ndaj zyrtarëve policorë, qoftë në uniformë apo edhe jashtë detyrës zyrtare nuk janë të rralla. Një incident i tillë ndodhi edhe mbrëmë në një lokal në Shtime, ku ishte organizuar një ndejë për festën e 28 Nëntorit dhe u sulmua brutalisht një polic, raporton Gazet Sinjali.

Sinjali ka mësuar se rrahja ka ndodhur në restorantin ‘Matta Lounge Bar’, ku polici në fjalë (emër i njohur për redaksinë), jashtë detyrës zyrtare, kishte shkuar me një person tjetër për të festuar.

Grupi i dyshuar prej katër personash po dyshohet se ia kanë zënë pritën zyrtarit policor, të cilin e ka sulmuar posa ka shkuar në tualet.

Sipas informacioneve që posedon Sinjali, të dyshuarit e kanë goditur policin me mjet të fortë dhe e kanë grushtuar, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Për të mos mbaruar me kaq, zyrtari policor edhe është kërcënuar e më pas ia kanë rrahur shokun që ishte me të.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe janë identifikuar personat e dyshuar, të cilët ndodhen në arrati.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetimi në drejtim të veprave penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Lëndim trupor” dhe “Kanosje”.

/GazetaSinjali/