image E rëndë: Shpërthen zjarri në një kioskë në Suharekë, lëndohet një 11-vjeçare

Siguri

E rëndë: Shpërthen zjarri në një kioskë në Suharekë, lëndohet një 11-vjeçare

news image

Një rast i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:35 në rrugën ‘Brigada 123’ në komunën e Suharekës, ku një kioskë është përfshirë nga flakët, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se dyshohet që zjarri ka shpërthyer si pasojë e rrymës elektrike, me ç’rast lëndime ka pësuar një vajzë e vogël 11-vjeçare.

11-vjeçarja si pasojë e lëndimeve të marra në krah, është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Suharekës, por që gjendja e saj është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Rasti është denoncuar në Polici, ku zyrtarë policorë bashkë me njësitet e KEDS-it dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është lokalizuar dhe është bërë fikja e zjarrit.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, dëmi i shkaktuar nga zjarri është rreth 7 mijë euro.

/GazetaSinjali/