image E rëndë: Punëtori 23-vjeçar bie nga ‘skelet’ e objektit ku punonte në Ferizaj, dërgohet me urgjencë në QKUK

Siguri

E rëndë: Punëtori 23-vjeçar bie nga ‘skelet’ e objektit ku punonte në Ferizaj, dërgohet me urgjencë në QKUK

news image

Edhe pse rastet e lëndimeve të punëtorëve në vendet e punës nuk janë të rralla, kushtet nëpër kompanitë private po vazhdojnë të jenë të këqija, e ku prej të cilave po pësojnë më së shumti punëtorët, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot, në orët e pasdites, në rrugën “Astrit Bytyqi”, në Ferizaj. 

Burimet e Sinjalit brenda QKUK-së kanë bërë të ditur se një punëtor 23-vjeçar është lënduar teksa ka qenë duke punuar në një objekt, prej të cilit është rrëzuar.

Viktima ka rënë nga një lartësi pasi ‘skelet’ mbi të cilat ishte janë rrëzuar, duke pësuar kështu lëndime të rënda trupore.

Sipas burimeve nga Emergjenca, i riu ka pësuar thyerje të këmbës dhe po vazhdon të marre trajtim mjekësor.

Lidhur me këtë rast, Sinjali mëson se tashmë hetimet kanë nisur nga Inspektorati si dhe nga Policia, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

/GazetaSinjali/