image E rëndë: Një grua në Vitomiricë të Pejës vetëvritet duke konsumuar domestos

Siguri

E rëndë: Një grua në Vitomiricë të Pejës vetëvritet duke konsumuar domestos

news image

Rastet kur personat i japin fund jetës në vendin tonë në mënyra të ndryshme janë bërë dukuri shqetësuese. Një rast i fundit ka ndodhur në Vitomiricë të Pejës, me ç’rast një grua i ka dhënë fund jetës së saj duke konsumuar lëndë helmuese, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas informacionit nga Policia, bëhet e ditur se e ndjera pas konsumimit të domostosit ka qenë me probleme shëndetësore dhe i është nevojitur trajtim mjekësor. E njëjta nga dje, ka qenë nën kontroll të mjekëve në Spitalin Rajonal të Pejës.

Pas ekzaminimeve mjekësore është konfirmuar se viktima i ka dhënë fund jetës me preparate higjienike.

Vdekjen e saj e ka konstatuar Ekipi i Mjekësisë Ligjore, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

/GazetaSinjali/