image E rëndë: Një 19-vjeçare dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës

Siguri

E rëndë: Një 19-vjeçare dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në orët e mbrëmjes në Pejë, ku një 19-vjeçare u dërgua pa shenja jete në spitalin rajonal, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se pasi e vajza u dërgua në spital, stafi shëndetësor kishin ndërmarrë veprimet e menjëhershme për t’i dhënë ndihmë mjekësore, duke provuar ta reanimojnë, por për fat të keq e gjithë kjo nuk rezultoi me sukses. Si rrjedhojë, mjeku kujdestar e konfirmoi vdekjen e saj.

Policia është njoftuar nga spitali për rastin dhe menjëherë një patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë marrë deklaratat e prindërve.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një shtetase norvegjeze, e cila kishte ardhur në Kosovë bashkë me familjen, te miqtë e tyre.

Sipas babait dhe nënës, vajza e tyre ka pasur probleme të vazhdueshme me frymëmarrjen.

Megjithatë, për të konfirmuar shkaktarin e vdekjes, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion.

/GazetaSinjali/