image E rëndë: I riu në Fushë Kosovë ushtron dhunë ndaj gruas së tij shtatzënë, përfundon në pranga

Siguri

E rëndë: I riu në Fushë Kosovë ushtron dhunë ndaj gruas së tij shtatzënë, përfundon në pranga

news image

Dhuna në familja po vazhdon të mbetet një ndër dukuritë më shqetësuese në vend, ku zakonisht viktima janë gratë të cilat dhunohen në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët e tjerë të familjes. Ato madje nuk ‘kursehen’ nga sulmet as gjatë muajve të shtatzënisë, duke qenë kështu në rrezik të madh, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe me një 25-vjeçare shtatzënë në Fushë Kosovë, ndaj të cilës dyshohet se është ushtruar dhunë nga bashkëshorti i saj.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se viktima, e cila është e martuar që nga viti i kaluar me të dyshuarin ka kërkuar ndihmën e Policisë gjatë ditës së djeshme, me ç’rast ka rrëfyer se si kishte ndodhur rasti në shtëpinë e tyre. Si pasojë e dhunës që ka përjetuar, ajo ka marrë edhe ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë 232-vjeçari i dyshuar është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratë lidhur me konfliktet që kanë pasur kohën e fundit me gruan e tij, duke e mohuar se e ka sulmuar fizikisht.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/