image E tmerrshme: I mituri dhunon një vajzë të vogël në Prishtinë

Siguri

E tmerrshme: I mituri dhunon një vajzë të vogël në Prishtinë

news image

Dje në Prishtinë në rrugën “Hilmi Rakovica” ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku një mashkull i mitur e ka dhunuar një vajzë po ashtu të mitur, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Insitutit të Mjekësisë Ligjore kanë thënë se ky rast është dërguar për ekzaminim dhe është duke u hetuar edhe nga policia.

“Një person ka raportu në polici se përderisa ka qenë në shtëpi i mituri mashkull e ka dhunuar fëmjën femër dhe pastaj rasti ka ardhë edhe tek ne për ekzaminim”, ka thënë ky burim.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar në lidhje me rastin. /Gazeta Sinjali/