image E rëndë: Humb jetën në QKUK 41-vjeçari që u qëllua me shtatë plumba nga kushëriri në Pejë

Siguri

E rëndë: Humb jetën në QKUK 41-vjeçari që u qëllua me shtatë plumba nga kushëriri në Pejë

news image

Një javë pasi u plagos në fshatin Kryeshec të Pejës, Ilir Gashi, 41-vjeçar ka humbur jetën sot në Qendrën Klinike Universitare ku po trajtohej si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit me të cilën e qëlloi kushëriri i tij, Janifer Gashi, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit brenda Emergjencës dhe kanë njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Iliri ka marrë shtatë plagë të rënda në trup, për çka u desh që me urgjencë të transferohej për në QKUK në Prishtinë, ku u trajtua deri sot, kur edhe humbi jetën. Përveç Ilirit, i plagosur ka mbetur edhe Flakrim Gashi, nga e njëjta familje. 

Rasti ndodhi më 28 qershor, në orët e mbrëmjes, kur Iliri kishte qenë duke pirë kafe me vëllain e tij në hapësirën e jashtme të lokalit, kur aty kishte arritur i dyshuari i cili i ishte drejtuar atij me fjalët “A më ke thirrë ti mua në telefon” dhe kishte nxjerrë armën duke shtënë në drejtim të tij.

I dyshuari Gashi po hetohet për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/