image E rëndë: Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë, dyshohet për vetëvrasje

Siguri

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë, dyshohet për vetëvrasje

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në mesnatë në Pejë, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe sipas informacioneve të para dyshohet se ka kryer vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se menjëherë është njoftuar Emergjenca, me ç’rast ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimit për shenja vitale, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Në lokacionin ku u gjet i ndjeri ka dalë edhe Policia për të kryer ekzaminimet e nevojshme që çojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, teksa për rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar posa të marrën një përgjigje nga Policia.

/GazetaSinjali/