image E rëndë: Gjakovari ushtron dhunë psikike ndaj bashkëshortes me aftësi të kufizuara, shkak mospërgatitja e ushqimit

Siguri

E rëndë: Gjakovari ushtron dhunë psikike ndaj bashkëshortes me aftësi të kufizuara, shkak mospërgatitja e ushqimit

news image

Fenomeni i dhunës ndaj grave dhe vajzave po vazhdon të jetë një sfidë për autoritetet dhe shoqërinë kosovare. Dhuna fizike e psikike që përjetojnë i detyron ato të kërkojnë ndihmë nga Policia.

Një rast i tillë, i rëndë ka ndodhur sot në një familje në Gjakovë.

Gazeta Sinjali ka mësuar detaje nga burimet brenda Prokurorisë se si një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, me aftësi të kufizuara.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në orët e mëngjesit, kur Policia ka marrë informacionin nga viktima se burri i saj A.B po ushtron dhunë në familje. Posa zyrtarët policorë janë aktivizuar dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes është kuptuar se deri te konflikti ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes tyre, për punët e shtëpisë.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas, duke e sharë e ofenduar, për shkak të pamundësisë së saj për t’ia përgatitur ushqimin siç kërkon ai, motiv ky banal, sidomos duke e ditur se e njëjta ka aftësi të kufizuara.

Pas denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar menjëherë në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit në lidhje me rastin për të cilin po dyshohet, ndërkohë që gruaja është dërguar për trajtim mjekësor.

 Sinjali mëson se Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që të iniciohet rasti “Dhunë në familje” dhe të dorëzohet kallëzim penal ndaj të dyshuarit.

/GazetaSinjali/