image E rëndë: E mitura në Podujevë tenton t’i pret venat pas konfliktit me babain e saj, dërgohet në spital

Siguri

E rëndë: E mitura në Podujevë tenton t’i pret venat pas konfliktit me babain e saj, dërgohet në spital

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në një familje në fshatin Zakut të Podujevës, ku pas disa mosmarrëveshjeve verbale babë-bijë, kjo e fundit ka tentuar që t’i japë fund jetës së saj, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë kanë bërë me dije se e mitura është dërguar atje pasi kishte tentuar që t’i presë venat në të dyja duart.

Pas dhënies së ndihmës së parë, 16-vjeçarja është transportuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Ndërkohë lidhur me rastin janë njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në prezencën e zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale kanë marrë dëshminë e viktimës lidhur me rastin.

Sipas deklaratës së të miturës gjithçka ka ndodhur pas një konflikti verbal me babain e saj, i cili dyshohet se i ka thënë fjalë të rënda.

Po ashtu është intervistuar edhe personi i dyshuar, i cili ka pranuar se ka pasur një debat me të bijën dhe të njëjtën e ka shtyrë, për shkak se sipas tij, ajo refuzonte ta dëgjojë babain e saj.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj 45-vjeçarit të nisin hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës’.

/GazetaSinjali/