image E raportuan në polici për armëmbajtje, gruas në Prishtinë i gjendet qese me narkotikë

Siguri

E raportuan në polici për armëmbajtje, gruas në Prishtinë i gjendet qese me narkotikë

news image

Dje qytetarët kanë informuar policinë për një grua që dyshohej se mbante një armë në dorë.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka arrestuar të dyshuarën.

“Gjatë kontrollit në çantën e saj është gjetur një qese e cila dyshohet me substancë narkotike”, njofton policia, transmeton Gazeta Sinjali.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ‘rasti shkon në procedurë të rregullt’, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/