image E përplas qëllimisht me makinë dhe i thyen këmbët 55 vjeçares, arrestohet një person në Shkodër

Shqipëri

E përplas qëllimisht me makinë dhe i thyen këmbët 55 vjeçares, arrestohet një person në Shkodër

news image

Është arrestuar një 61 vjeçar pasi që dyshohet se me qëllim e ka goditur me makinë një 55 vjeçare në fshatin Gur i Zi në Shkodër, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas policë, ngjarja ka ndodhur në lagjen Kërtollaj, ku shtetasi H.S., ka përplasur me mjetin e tij K.H., për arsye ende të panjohura, duke shkaktuar thyerjen e këmbëve të kësaj të fundit, dhe duke tentuar të largohej më pas nga vendngjarja.

Personi u arrestua nga forcat e policisë dhe është hapur rast ndaj tij si “plagosje e rëndë me dashje”.

Ndërkohë që e plagosura është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Traumës në Tiranë.

/GazetaSinjali/