image E parkoi kamionin afër pompës së derivateve në Obiliq, 37-vjeçarit ia vjedhin 4 mijë euro e dokumentet

Siguri

E parkoi kamionin afër pompës së derivateve në Obiliq, 37-vjeçarit ia vjedhin 4 mijë euro e dokumentet

news image

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat e qytetarëve. Sot rreth orës 15:30 persona të panjohur kanë hyrë brenda një kamioni që ishte parkuar afër një pompe derivatesh në fshatin Llazarevë në Obiliq, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se një 37-vjeçar ka deklaruar se të dyshuarit kishin hyrë brenda kabinës së kamionit dhe i kanë vjedhur disa dokumente si dhe para të gatshme afër 4 mijë euro.

Përfshirë dokumentet që i morën hajnat, ai kishte edhe pasaportën kosovare me vizë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet ‘Vjedhje’, ndërkaq njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që personat e dyshuar të identifikohen dhe të arrestohen.

/GazetaSinjali/