image E la 47 vite në garazhë, pronari do ta shesë makinën për miliona euro

Automjete

E la 47 vite në garazhë, pronari do ta shesë makinën për miliona euro

news image

Është e rrallë që një makinë 50-vjeçare të ketë vetëm një pronar, por ky është rasti i makinës së vitit 1971, të markës Iso Grifo, që ka qëndruar për shumicën e kohës në garazh.

Kjo është një nga tre njësitë e prodhuara nga marka italiane dhe është përdorur vetëm 3 vjet nga pronari i saj. Në vitin 1974, mjeti u fut në garazh, nga ku nuk ka dalë më.

Tani, Iso Grifo, që nga pamja e jashtme mund të ngatërrohet fare lehtë me një Ferrari apo Lamborghini, do të dalë në ankand dhe pritet që të shitet rreth 4 milionë euro.

/GazetaSinjali/