image E konfirmon kryeshefi i KOSTT-it: Nuk kemi qasje në nënstacionin e Vallaçit dhe në hidrocentralin e Ujmanit

Politikë

E konfirmon kryeshefi i KOSTT-it: Nuk kemi qasje në nënstacionin e Vallaçit dhe në hidrocentralin e Ujmanit

news image

Gazeta Sinjali raportoi ditë më parë se Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë të Kosovës-KOSTT, vazhdon të mos ketë qasje në nënstacionin 110/35 kV Vallaç dhe hidrocentrlaine Ujmanit në veri të Kosovës për shkaqe politike.

Sistemi energjetik atje vazhdon të mos kontrollohet nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës, por nga Elektro Distribucioni dhe institucionet tjera të Serbisë.

Bëhet fjalë nga Trepça tek linjat 110kV për nënstacionin në Vallaç dhe Ujman, ku përfshihen nga territori i komunave Mitrovica e veriut, Zubin Potoku, Leposaviqi e Zveqani.

Edhe ushtruesi i detyrës së kryeshefit të KOSTT, Sabri Musiqi e ka konfirmuar gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, se kjo kompani për arsye të pamundësisë së qasjes fizike, nuk po arrin ta realizojë projektin për investime në Vallaq.

“Në kuadër të planeve tona investive, e kemi të përfshirë edhe Vallaqin në pjesën veriore të Kosovës, por për shkak të pamundësisë të qasjes fizike në atë pjesë, nuk kemi mundur të procedojmë tutje. Kemi provuar, kemi një rast konkret për investime në nënstacionin e Vallaçit dhe në hidrocentralin e Ujmanit, ku nuk kemi mundur sot e asaj dite ti implementojë projektet në atë pjesë për shkak të qasjes fizike”, theksoi Musiqi.

/GazetaSinjali/