image E gjuajti me ujë drejtorin e VV-së, asamblisti i LDK-së: Ke pak si i nxehtë ai e flladita

Politikë

E gjuajti me ujë drejtorin e VV-së, asamblisti i LDK-së: Ke pak si i nxehtë ai e flladita

news image

Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, Ekrem Rrahmani, është arsyetuar për gjuajtjen me ujë të drejtorit të Arsimit, Avni Fetahu, megjithatë ka kërkuar falje publike, raporton Gazeta Sinjali.

Rrahmani në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal në Podujevë, doli në foltore dhe kërkojë falje publike pas incidentit.

Megjithatë, ai e arsyetoi incidentin që e shkaktoi vet. Tha se gjeste të tilla dikur ka bërë edhe Albin Kurti, kryeministri aktual i Kosovës.

“Unë kërkoj falje për gjestin. Na kemi raste edhe në Kuvend të Kosovës kur tash kryeministri që është sot, me ve e ka gjuajtur ish-kryeministrin Mustafa. Unë tri pika ujë ia qita, por ke pak si i nxehtë ai e flladita. Ai… na e ruajtëm goxha fortë në fjalime tona, por ai hyni në personale; në emra. Masi edhe ti po thua, unë po kërkoj falje”, tha Rrahmani.

/GazetaSinjali/