image E gjitha në rozë, mbretëresha Letizia magjepsë Spanjën me dukjen e saj

Modë & Stil

E gjitha në rozë, mbretëresha Letizia magjepsë Spanjën me dukjen e saj

news image

Mbreti dhe Mbretëresha kanë marrë pjesë në shënimin e 125-vjetorit të gazetës lokale “El Heraldo de Aragon”.

Mbretëresha Letizia e Spanjës është një nga gratë me shumë ndikim në botë. Dihet përgjithësisht se vetë Letizia ishte gazetare dhe reportere para se të bëhej pjesë e familjes mbretërore.

Letizia ka festuar 48-vjetorin e lindjes, por ky rast i veçantë nuk ishte hera e parë që ajo vishej me rroba elegante.

Përkundrazi, ndonëse dukej spektakulare në tone rozë, fjala ishte edhe për një veshje të ricikluar para pak më shumë se një viti, gjatë takimit me Melania Trump, në Casa Blanca.

Mbretëresha ka veshur fustanin e Michael Korsme prerje A, ndërkaq belin e ka theksuar me rrip argjendi.

Detajet në formë pullash nga të dyja anët e fustanit kanë kontribuar që të duket edhe më elegante, ndërkaq me fustan ka pasur të mbathura këpucët ngjyrë rozë dhe çantën në të njëjtin ton.

Sot mbretëresha Letizia gëzon imazhin e një gruaje me shije të pagabueshme dhe merr vazhdimisht lëvdata nga kritikët e modës, në paraqitjet e saj në evente diplomatike, zyrtare apo në jetën e përditshme. /Gazeta Sinjali/