image E ftoi për t’i shkuar te tavolina dhe e grushtoi keq, zbulohet se kush është i dyshuari për rrahjen në lokalin e Istogut “Ftesa”

Siguri

E ftoi për t’i shkuar te tavolina dhe e grushtoi keq, zbulohet se kush është i dyshuari për rrahjen në lokalin e Istogut “Ftesa”

news image

Për t’i shkuar te tavolina një personi në një lokal në Istog, i ka kushtuar keq një të riu.

Sinjali raportoi sot se ai u sulmua nga një 29-vjeçar dhe për pasoje pësoi lëndime. Gjithçka dyshohet se ndodhi mbrëmë kur pas një konflikti verbal në një lokal në rrugën “Rinia”, plasi sherri mes të rinjve.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se personi që u arrestua si i dyshuar për këtë rast është Sahit Hajzeraj, i cili tashmë ndodhet në ndalim policor, me vendim të Prokurorit. Hajzeraj dyshohet se pas një fjalosje të momentit, u kap me viktimën, të cilit i shkaktoi lëndime trupore, për çka i njëjti ka marrë trajtim mjekësor në spital.

Përleshjen, motivet e së cilës ende nuk dihen, i dyshuari e ka mohuar në stacion policor, gjatë dhënies së deklaratave.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë thonë se ajo çfarë ka deklaruar i dyshuari nuk qëndron, pasi tashmë janë mbledhur dëshmi që provojnë se i njëjti ka sulmuar viktimën në një tavolinë të këtij lokali.

Pas përfundimit të intervistimit dhe analizimit të pamjeve që janë siguruar, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin prej 48 orësh të të dyshuarit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga Gjykata.

/GazetaSinjali/